Pas derbit Partizani-Tirana të fituar prej bardhebluve, të dyja skuadrat janë futur në garën për titullin kampion. Të kuqtë u rikthyen menjëherë tek 3 pikët duke mposhtur Vllazninë 1-2, ndërsa Tirana barazoi në shtëpi ndaj Lacit.
Trajneri i njohur, Sulejman Starova në emisionin “Skaner” në MCN TV deklaroi se shikon si favorit për titullin kampion vetëm Partizanin dhe Tiranën.
“Unë vetëm Partizanin dhe Tiranën shoh si favorite për të fituar titullin kampion në Superiore. Partizani ka pak luhatje, Skuka nuk luan fare një ndeshje dhe vjen kthehet në hero në tjetrën. Portieri po ashtu, e bëmë copash në derbi dhe ishte më i miri me Vllazninë”- u shpreh Starova. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/