Tirana është finalistja e parë në Kupën e Shqipërisë teksa ka arritur të mund me shifrat 2-0 Bylisin. Një fitore kjo që e bën të pavlefshme triumfin e mëparshëm të ballshiotëve në shifrat 2-1 ndaj bardhebluve. Muçi dhe Hoxhallari ishin golashënuesit për vendasit që e dërgojnë ekipin e Egbosë drejt një tjetër suksesi.
Por me vërshëllimën e arbitrit kishte vetëm dëshpërim në “Selman Stërmasi”. Asnjë festë nga ana e Tiranës për këtë kualifikim, duke ditur gjithçka ndodhi në përballjen e parë. Ndërkohë ashtu siç edhe pritej lojtarët e Bylisit ishin shumë të trishtuar dhe e kanë përjetuar keq këtë eliminim, ndërsa ishin shumë pranë finales së Kupës. /Sport Ekspres/