Intervistat/ “I mbyllëm gojën atyre që na sulmuan”, Egbo: Thonin që Tirana do i lërë finalen Bylisit, nuk na dëgjonit

0

“Tirana do t’i lërë Bylisit Kupën dhe do ta ketë rrugën e lirë për kampionat”. Ishte kjo një ndër “marrëveshjet” që ka marrë jehonë sa i përket dy ekipeve pas takimit të zhvilluar në “Adush Muça” ku po vazhdon ende hetimi për bastet dhe shumat e vendosura. Një motivim më tepër për bardheblutë që skenari i eliminimit të mos mbërrinte në një kohë që titulli i Superiores mund të vendoset në ndeshjen e fundit ku si për ironi është pikërisht një tjetër përballje ndaj Bylisit.

Kryeqytetasit ia kanë dalë për të mbërritur në finalen e Kupën e Shqipërisë duke fituar në shifrat 2-0 për të mbyllur gjithçka që në pjesën e parë. Vetëm pesë minuta dhe talenti Ernest Muçi do të shfaqej sërish për të shënuar me mundësinë e parë që i’u dha. Ndërkohë 20 minuta më vonë do të ishte Hoxhallari që nuk e kishte të vështirë për të shtyrë topin në rrjetë pas goditjes së këndit. Një fitore që e dërgon ekipin e Egbosë në një tjetër sukses, por në të njëjtën kohë duke mbyllur disi “gojët e liga”, deri në momentin që do të kemi edhe zbardhjen e hetimit të plotë për takimin e parë. Më poshtë mund të gjeni edhe intervistat e protagonistëve për “Supersport”:

Egbo (Tirana): “I kemi mbyllur gojën të gjithëve atyre që na kanë sulmuar në ndeshjen e parë që Tiranë do t’ia lërë Bylisit Kupën, do të bëhet kështu apo do të bëhet ashtu. Sot ishim edhe freskët, kishte kushte më të mira për futbollistët që të luanin futboll. Unë e kam shpjeguar edhe ndeshjen e parë që çfarë ndodhi. Në pjesën e parë atje kemi luajtur shumë mirë, por për shkakun e vapës, lojtarëve të aktivizuar dhe ngërçet që po kapnin futbollistët nuk kemi qenë mirë në pjesën e dytë. Po mundohesha ta shpjegoja që në fillim por nuk ma merrte njeri parasysh. Thonin që Tirana do t’ia lërë finalen Bylisit. Po se për çfarë arsye, nuk e kuptoj. I kam thënë drejtuesëve që në të ardhmen duhet të vazhdojmë me këtë bazë që na ka sjellë deri këtu. Do të largohen vetëm ata lojtarë që nuk duan, baza do të jetë kjo”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.