Vetëm 2 gola me Andorrën U-21 si lojtari i Legias, Ernest Muçi nuk i përmbush pritshmëritë dhe zhgënjen te Shqipëria U-21

Mes lojtarëve të shumtë që Alban Bushi ka dërguar te Shqipëria e Rejës, gjithmonë ka qenë Ernest Muçi që trajneri italian nuk e ka prekur, duke i lënë një emër me peshë Shpresave. I ardhur nga Legia e Varshavës dhe duke luajtur në Europa League, me gjithë eksperiencën e grumbulluar tanimë mbi shpatulla, Muçi duhej të bënte diferencën.

Më veçanërisht pasi lojtarë si Broja, Asllani e Kumbulla janë pjesë e Shqipërisë së parë. E për të mbuluar këtë hendek të madh, sulmuesi i kampionëve polak duhej të nxirrte shumë nga potenciali i tij. Megjithatë as në ndeshjen e humbur ndaj Cekisë U-21 nuk arriti të shënonte. E vetmja ndeshje ku Muçi ka arritur të shënojë në këto 7 ndeshje të kualifikueseve të Europianit është përballja me Andorrën, ku gjeti dopietën. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online