Vetëm 170 euro për të parë rikthimin e Milanit në Europë!

Nisma nga Milan Club Albania /Organizimi tre ditor nga Shqipëria. Tifozët kuqezi do të kenë mundësi të ndjekin sfidën ndaj Kraiovës përkrah grupimit besnik të “Djallit”, Curva Sud

Fan Clubi Zyrtar në Shqipëri, Milan Club Albania, i regjistruar që në 7 prill 2013 në AIMC MILANO (Associazione Italiana Milan Clubs), ka lajmëruar se do të orgajizojë udhëtimin e parë për këtë sezon për të përkrahuar ekipin e zemrës nga tifozët që ndodhen në Shqipëri, pra kuqezinjtë e Montelës, të cilët do të jenë të impenjuar në datën 27 korrik në Krakovë, Kraiova-Milan, e vlefshme për turin e tretë kualifikues të Europa League. Fan Clubi zyrtar nuk është hera e parë që organizohet dhe, edhe vitin e shkuar, në një situatë ku merkato e Milanit mungoi dhe nuk u bë asgjë, udhëtoi për në derbin ndaj Interit. Por, sivjet është diçka akoma edhe më e bukur, pasi merkato e pronarëve të rinj kinezë ka sjellë entuziazëm dhe yjet që janë blerë do të mund t’I shihni “live” për vetëm 170 euro. Aq kushton paketa e plotë, teksa Milan Club Albania ka lajmëruar se në stadium do të jetë përkrah Curva Sud, Milan Club Romania dhe Milan Club Bulgaria. Ja edhe programi i plotë:

-Nisja ne 26 korrik dhe kthimi ne 28 korrik.

-Udhëtimin vajtje ardhje me minibus komodë.

-Hoteli për 2 netë

-Bileta ndeshjes.

-Bluza e Milan Club Albanias.

Milan Club Albania do të jetë perkrahe Curva Sud , Milan Club Romania dhe Milan Club Bulgaria.

Mos mungoni në këtë super transfertë në Rumani për një atmosfere fantastike në krah të Curva Sud . Kontaktoni në Inbox ose në nr e celit: 0695300970. Vendet janë të limituara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online