Vetë klubi austriak i denigroi imazhin sulmuesit shqiptar, në Austri i japin jehonë të madhe: Si Tiroli e poshtëron kështu Xhakomo Vrionin?

Në ndeshjen e fundit që luajti Tiroli kundër Sturm Graz, opinioni sportiv austriak është surprizuar jo pak me mungesën e Xhakomo Vrionit. Autori i 9 golave me Tirolin pritej që të ishte nga minuta e parë në këtë takim. Por nuk mbyllet gjithçka këtu, arsyeja e treguar nga klubi i Tiroli për këtë mungesë denigron jo pak figurën e Vrionit. “Pasi u bë i njohur formacioni ynë, befasia ishte e madhe.

Sulmuesi me 9 gola duhet ta niste këtë ndeshje nga tribuna. 23-vjeçari gjatë javës nuk i mbylli të gjitha seancat stërvitore siç do të donte trajneri për shkakun e disa sëmundjeve të vogla dhe të ndryshme. Pastaj nuk e gjeti veten as në 11-titullare dhe as në stol”, shkruhet në raportimin e vetë faqes së Tirol.

Pra një raportim që i lë të gjithë përgjegjësinë Vrionit, madje duke dyshuar edhe mbi “sëmundjet e vogla”. Ndërkohë media austriake “90minuten” e nis artikullin me shkrimin”: “Tirol denigron figurën e sulmuesit të saj, Vrioni”. Më tej kjo media shkruan: “Si mundet një punojës i klubit të shkruaj në një mënyrë kaq poshtëruese për një nga lojtarët e tij”, pyet me të drejtë media në fjalë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *