Armando Broja projektohet pasardhës i Levandovskit dhe Halandit, e thotë edhe “The Sun”: E kërkon Bajerni me Dortmundin

Armando Broja është kthyer në një nga emrat më të lakuar të merkatos. Pas një sërë klubesh të Premier League, tashmë në gjurmët e sulmuesit shqiptar kanë rënë edhe dy gjigantët gjermanë, Bajerni i Mynihut dhe Borusia e Dortmundit.

Të dyja këto klube po përgatiten për të gjetur pasardhësin e sulmit të tyre. Levandovski mund të largohet në verë nga bavaria dhe Bajerni sheh te Broja njeriun e duhur për të kaluar stafetën. Në krahun tjetër milionat po trokasin në derën e Dortmundit për Erlind Halandin, duke bërë që verdhezinjtë të kërkojnë talentin e radhës për ta kthyer në një makineri të ardhurash për klubin e tyre.

Edhe tabloidi i njohur britanik, “The Sun” ka bërë me dije ditën e sotme se të dy këto klube janë bashkuar në listën e gjatë të skuadrave që kërkojnë të transferojnë 20-vjeçarin shqiptar në verë. Paraqitjet e Brojës këtë sezon kanë qenë mbresëlënëse me Sauthemptonin, prandaj vera pritet të jetë e nxehtë për sulmuesin e Kombëtares kuqezi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online