VIDEO/ Ka rrëmbyer zemrat e tifozëve në La Liga me 2 ndeshje, Vedat Muriqi feston si i çmendur…se nxori topin jashtë

Dy ndeshje në La Liga i kanë mjaftuar që të jetë protagonist në të dyja. Po flasim për Vedat Muriqin që po kalon një super formë në elitën e futbollit spanjoll te Mallorca. Në mbrëmjen e djeshme, ishte autori i fitores ndaj Athletic Bilbao me dy asist.

“Pirati ynë”! Muriqi e ka kuptuar ndjeshmërinë e tifozëve dhe se çfarë i pëlqen prej tij, ndërsa vendos që t’ua ofrojnë grintën edhe në disa detaje të vogla në dukje. Në një moment Muriqi shkon në ndjekje të mbrojtësit kundërshtar dhe nxjerr topin jashtë. Menjëherë feston si të kishte shënuar një gol, ndërsa këtë moment e ka hedhur dhe vetë klubi i Mallorcas. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online