Vërshëllima dhe ofendime! Pjaniç i padëshiruar te Barcelona, tifozët e bëjnë përgjegjës për largimin e Mesit

Miralem Pjaniç nuk ka luajtur asnjë mintuë në miqësoren e djeshme me ish-ekipin e tij, Juventusin. Por mbrëmja e djeshme rezervon vetëm kujtime të këqija për mesfushorin boshnjak, i cili e ka kuptuar se ndihet i padëshiruar në Barcelonë. Pjaniç është vërshëllyer në momentin që ka shkelur në stadium, ndërsa në drejtim të tij kanë ardhur edhe fyerje.

E njëjta sjellje ka rënduar edhe mbi Umtitin, i cili e përjetoi revoltën e tifozëve si në stol, ashtu edhe në fushë sa herë binte në kontakt me topin. Shkak për këtë është bërë fakti se tifozët katalanas bëjnë përgjegjës dyshen në fjalë për largimin e Mesit nga Barcelona.

Si Pjaniç, ashtu edhe mbrojtësi francez, marrin një pagë të majme nga klubi blaugrana, të cilën nuk kanë pranuar ta ulin për asnjë arsye. Kjo ka bërë që Barça të mos krijojë kushtet e duhura ekonomike në mënyrë që të arrinte një marrëveshje me Lionel Mesin dhe ta regjistronte yllin argjentinas si lojtarin e vetë për sezonin e ardhshëm./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *