Laipcigu shkatërroi Hertën e Berlinit në transfertë me rezultatin 0-3, duke siguruar një trepikësh të rëndësishëm, që e ngjit ekipin e Ragnik në vendin e tretë me 19 pikë, pesë më pak se kryesuesit e Dortmundit.
Timo Verner ishte heroi i miqve me dygolëshin e shënuar, duke u ngjitur në kuotën e gjashtë golave në kampionat, ndërsa braziliani Kunha shënoi golin e tretë 15 minuta përpara fundit.
Rezultati i dhjetë rresht pozitiv për Laipcigun mes kampionatit, Europa League dhe Kupës së Gjermanisë, ndërsa kjo ishte humbja e parë në shtëpi në kampionat për kryeqytetasit e Hertës në këtë sezon.
Herta Berlin – Laipcig 0-3
(Verner 7’, 53’, Kunha 75’)