Veprimi i arbitrit shkaktoi habi, ja arsyeja përse topat u futën në kuti xhami në Superkupën e Italisë

Një veprim i pazakontë është venë re në Superkupën e Italisë, e cila u fitua nga Interi me rezultatin 3-0. Menjëherë pas golave të shënuar, arbitri i takimit ka marrë topin në duart dhe e ka futur në një kuti prej xhami. Një gjest ky që shkaktoi habi te futbolldashësit.

Arsyen e shpjegon sponsori i Superkupës së Shqipërisë. “Socios.com” është një kompani e cila jep xhetona për tifozët, të cilat më pas mund të përdoren për të blerë produkte materiale. Në këtë ndeshje të veçantë, kompania në fjalë vendosi të nxirrte në ankand topat me të cilat u shënua goli. Për këtë arsye, topat u vendosën në një kuti xhami, ku u pajisën me një çip të veçantë që vërtetonte origjinaliteti. Në këtë ankand do të marrin pjesë të gjithë ata që kanë një shumë minimale prej 600 mijë xhetonash./Halit Delibashi-Sport Ekspre/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online