“Nuk po jetojmë momentin tonë më të mirë“, Pioli: Bëmë një pjesë të parë të papërshtatshme për një ndeshje si kjo

Milani humb shansin për të fituar trofeun e parë në këtë sezon. Kuqezinjtë  u paraqitën mjaft dobët në përballjen kundër Interit në finalen e Superkupës së Italisë, të cilën e humbën me rezultatin 3-0. Stefano Pioli ka komentuar paraqitjen e bërë nga kuqezinjtë në një prononcim për “Mediaset“-in. Trajneri i Milanit ka pranuar se loja e bërë nga ekipi i tij ishte nën nivelin e kërkuar në një sfidë si kjo e sotmja dhe shton se kuqezinjtë nuk janë duke kaluar një moment të mirë.

“Ne luajtëm një pjesë të parë që nuk ishte e përshtatshme për një ndeshje si kjo, duke bërë shumë gabime. Më pas u bë një ndeshje e komplikuar, u përpoqëm ta rihapim me një fillim të mirë të pjesës së dytë, por në përgjithësi bëmë shumë pak.

Si i shpjegoj gabimet e disa prej lojtarëve kyç? Ne nuk jemi mësuar të komentojmë këto gabime, veçanërisht nëse i bëni kundër kundërshtarëve që ju ndëshkojnë. Ne nuk po jetojmë momentin tonë më të mirë, duhet të bëjmë më shumë”, ka deklaruar Stefano Pioli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online