Arsen Venger po shijon pushimet pas “mbretërimit” 22-vjeçar tek Arsenali. Në një intervistë për “Bild”, tekniku 68-vjeçar theksoi se nuk kishte ndërmend të dilte akoma në pension dhe se shpejti do të vendosë për të ardhmen e tij.
“Kam punuar për 35 vite si trajner dhe tani është hera e parë që unë pushoj më shumë se tri muaj, ndoshta kjo gjë i bën mirë shëndetit tim. Nuk besoj se do të punoj në Bundesligë. Gjithsesi të ardhmen s’i dihet asnjëherë”
“Ndoshta do e vazhdoj punën si trajner te fshati im i lindjes ose në Japoni, ose kudo. Kombëtare? Ndoshta, por ka një problem. Më nevojitet droga në fundjavë. Nëse nuk e marr herë pas herë është problem (qesh). E kam thënë dhe herë të tjera që nuk më pëlqen rutina e të punuarit në kombëtare”
KRIZA E BAJERNIT – “Kam ngelur i surprizuar ashtu si të gjithë gjermanët, por nuk jam i shqetësuar. Bajerni gjithmonë e merr veten sa herë që e fillon keq. Dy gjërat më të rëndësishme sipas meje janë që ata të vazhdojnë me Niko Kovaç si trajner dhe skuadra të gjejë vetëbesimin. Më pas do të jetë përsëri Bajerni i mëparshën”, përfundoi Venger