Vendoset shifra e frikshme për shitjen e Mbapes, mund ta blejë vetëm gjigandi i “La Liga-s”

Mbape dëshiron largimin e tij nga PSG dhe që të provojë një aventurë të re në karrierë. Por që të jesh një nga më të mirët në botë, ndonjëherë të kushton shumë. Yllin e Francës e dëshirojnë të gjithë në skuadër, por pakkush ka mundësinë që ta blejë nga kampionët e “Ligue 1”.

Kështu në Francë raportohet se PSG i ka vendosur edhe çmimin standart Mbapes. Ekipi që dëshiron ta transferojë në merkaton e ardhshme, nuk duhet të paguajë më pak se 200 milionë euro. Për momentin vetëm Reali i Madridit duket se e ka këtë mundësi, pasi ka sakrifikuar duke mos transferuar shumë futbollistë dhe po siguron buxhetin për marrjen e Mbapes.

Nëse ky akord do të mbyllej me sukses, atëherë Mbape do të bëhej lojtari i dytë në historinë e futbollit që shitet më shtrenjtë, teksa vendin e parë e mban Mejmar që u largua për 222 milionë euro nga Barcelona. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online