Vendimi për të larguar Gjimshitin në minutat shtesë çudit gazetarët, Gasperini: E hoqa se po kapej me një lojtar të Venecias

Atalanta ka marrë një fitore të thellë 4-0 kundër Venecias. Në fushë nga minuta e parë ishte edhe Berat Gjimshiti, i cili ruajti me fanatizëm të pakalueshme prapravijën e zikaltërve. Megjithatë Gasperini vendosi ta zëvendësojë me Toloin në minutën e 91-të, pavarësisht se loja në atë moment nuk kishte më histori.

Ky vendim ka bërë kurioz edhe gazetarët, të cilët e kanë marrë përgjigjen e trajnerit italian. Në prononcimin për “Sky Sport” pas ndeshjes, Gasperini ka shpjeguar se e ka larguar Gjimshitin nga fusha pasi po fillonte të kishte konflikt me njërin prej kundërshtarëve dhe dëshironte ti kursente një karton të verdhë.

“E hoqa shpejt Gjimshitin, sepse ai po kapej me një lojtar të Venecias (Henri), dhe doja të shmangia çdo lloj problemi dhe të shmangji kartonët e verdhë…”, ka sqaruar Xhanpiero Gasperini./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online