Leo Mesi është tërhequr “përkohësisht” nga kombëtarja e Argjentinës. Ylli i Barcelonës është lodhur me presionin e madh dhe siç ka rënë dakord me teknikun Skaloni, ai nuk do të grumbullohet për ndeshjet e ardhshme miqësore.
Siç raporton “TNT Sports”, kapiteni nuk do të luajë asnjë ndeshjen me kombëtaren, deri në vitin e ardhshëm, por nuk ka një datë kthimi. Mbas Botërorit, ai po mendonte të largohej përfundimisht nga përfaqësuesja, por marrëdhënia e mirë me presidentin e federatës ka triumfuar gjithmonë. I lodhur me presionin e shtypit dhe tifozëve, numri 10 ka vendosur të marrë një pushim.
Mesi do të mungojë në miqësoret përballë Guatemalës dhe Kolumbisë, të cilat zhvillohen në Amerikë. Mbas dështimeve të shumta, federata po tenton të krijojë një projekt ambicioz dhe efikas, që do të motivojë Leon për t’u kthyer.