“Vendimi i Gjykatës ka ardhur te Skënderbeu”, flet Tufa dhe vlerësimi i Dedes: Arritje nga Skënderbeu? Unë nuk e quaj

Skënderbeu ndodhet në vendin e katërt të Superiores dhe një pikë larg Laçit pas fitores së marrë në Gjirokastër në shifrat 0-1. Korçarët janë ende në pritje të vendimit që do të vijë nga Gjykata Federale sa i përket pjesëmarrjes në Europë

Ndërkohë është gazetari Endi Tufa i cili shprehet se në klub mund ta kenë marrë përgjigjen përfundimtare sa i përket fatit të tyre. “Kanë kaluar shumë ditë dhe te Skënderbeu mund ta kenë marrë përgjigjen. Afati ishte për datën 1 korrik sa i përket verdiktit nga Gjykata Federale. Sigurisht që mund të ketë edhe ndonjë vonesë, por kaq gjatë është vërtet shumë kohë kjo. Gjithsesi nuk dua të flas më tepër përderisa nuk kemi një informacion zyrtar”, u shpreh Tufa për “Zona Gol”.

Nga ana tjetër ishte Nevil Dede që ka bërë një vlerësim për sezonin e Skënderbeut, ku ndryshe nga të tjerët, nuk e ka quajtur si arritje renditjen ku ndodhet aktualisht të lidhur me dënimin e marrë në Europë. “Jo, nuk e quaj si arritje. Arritje për mua është që të luftonte për vendin e parë dhe të dytë. Nuk e quaj si arritje duke parë lojtarët që ka në dispozicion. Aty gjenden 7 futbollistë që mund të dalin direkt në merkato. Ka shumë elemente të mirë te Skënderbeu dhe trajneri është i tillë. Skënderbeu është mësuar me Europën. Dënimi? Nuk ka lidhje. Lojtarët janë aty dhe luajnë për veten e tyre pasi nëse duan të dalin dhe të transferohen diku tjetër vëzhgohen për gjashtë muaj. Pra duhet të luajnë me nivel gjithë sezonin edhe për veten e tyre”, ka thënë Dede. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online