Interi merr sërish skenën për Marash Kumbullën, në Itali të sigurt: Lojtari ka thënë “po“

Zhvillime të reja dalin në dritë në lidhje me të ardhmen e Marash Kumbullës. Në skenë shfaqet sërish Interi, që ka nisur kontakte të reja ditët e fundit me klubin e Veronës. Të paktën kështu bën me dije specialisti i merkatos, gazetari Xhanluka Di Marzio. Ky i fundit raporton se zikaltrit nuk janë dorëzuar për shërbimet e talentit shqiptar dhe janë duke punuar për ta sjellë në Milano.

Drejtuesit e Interit kërkojnë të arrijnë marrëveshjen në parim tani me Veronën dhe zyrtarizimin mund ta sjellin edhe në muajin shtator. Ndërkohë theksohet se një “po“ nga goja e Kumbullës ka ardhur, prandaj mjafton të bindet vetëm ekipi verdheblu, që nuk ka ndërmend ta lëshojë mbrojtësin më të përfolur të momentit pa 30 milionë euro. Gjithsesi zikaltrit qendrojnë ende aty, pasi një element si Marash Kumbulla do i bënte vërtetë punë trajnerit Conte në sezonin e ardhshëm, që pritet të jetë i ngjeshur./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online