Skënderbeu po bën një sezon të mirë, por pikëpyetjet janë të mëdha rreth së ardhmes. Gjithçka lidhet me vendimin që CAS do të marrë pas apelimit që i kanë bërë korçarët dënimit të dhënë nga UEFA.
Së fundmi CAS ka publikuar listën e çështjeve që do të shqyrtohen gjatë muajit nëntor dhe ajo që lidhet me Skënderbeun nuk është në listë. Sikurse kuptohet, nuk do të ketë një vendim para dhjetorit.
Kështu te Skënderbeu duhet të presin ende. Dënimi me 10 vite përjashtim nga kupat e Evropës dhe gjoba prej 1 milion euro mbetet ende në fuqi dhe në Korçë shpresojnë shumë që të hidhet poshtë vendimi i UEFA-s.
Në klub besojnë shumë se do të ndodhë diçka e tillë. Gjithsesi duhet pritur, pasi optimizmi nuk ka munguar edhe në vendimet e mëparshme të UEFA-s dhe CAS-it.