Skauti i Sauthemptonit me mision në Lushnje

Shqipëria është kthyer prej vitesh në destinacion të zbuluesve të talenteve nga skuadrat e ligave të mëdha europiane. Kjo ndodhi edhe në Lushnje, ku u paraqit një skaut i ekipit anglez të Sauthempton. Përfaqësuesi i klubit të Premier Ligës kishte një mision, që gjithsesi nuk lidhej me ndonjë futbollist shqiptar.

Ai ndoqi nga tribuna ndeshjen kualifikuese të 19-vjeçarëve ndërmjet Sllovakisë dhe Ukrainës. I vëzhguari special duhej të ishte lojtari sllovak, Simon Kozhak, i cili është pjesë e Akademisë së Sauthemptonit. Por, ndërsa ishte titullar në ndeshjen e pare, futbollisti i ri nuk u aktivizua në dy takimet ndaj Shqipërisë dhe Ukrainës.

Edhe pse në teori, vizita e vëzhguesit të talenteve të “Shenjtorëve” në Lushnje nuk ishte rezultative në atë drejtim, skauti anglez arriti të shijonte lojën e shkëlqyer të ukrainasve. Në fitoren 4-1 të verdhebluve, ai që spikati ishte sulmuesi i krahut, Mikhailo Mudrik, protagonist me një gol dhe një asist dhe lojtari më i rrezikshëm i ukrainasve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online