“Vëllezërit” italianë i provokuan me: “Kosova është Serbi”! Tifozët e Napolit pranojnë humbjen e përleshjes me tifozët e Shqipërisë

Para ndeshjes mes Shqipërisë dhe Italisë ka pasur edhe një përleshje mes tifozëve. Bëhet fjalë për grupimin e Ultrasve, teksa Plisat janë përballur me tifozët e Napolit. Këtë duel e kanë fituar Plisat, të cilët kanë marrë edhe një flamur të mbajtur nga italianët, që në gjuhën e ultrasëve quhet…turpërim.

Shkak për këtë përballje është bërë një provokim i “vëllezërve” italianë që kanë nisur me koret: “Kosova është Serbi”. Duelin e humbur e kanë pranuar edhe vetë tifozët e Napolit, që nëpërmjet një mesazhi në rrjetet sociale sipas asaj që publikon Telegrafi, shkruajnë:

“Më mirë me trishtimin e një dueli të humbur sesa turpi i të mos luftuarit. Në jetë betejat fitohen dhe humben, këtë herë kemi humbur, por si gjithmonë luftuam me kokën lart dhe me nder”, shkruhet mes të tjerash. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online