Si të ishte gjithçka normale me Ukrainën, Vladimir Putin gjen kohë për të folur edhe për Botërorin

Në një bisedë telefonike, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka uruar krye emirin e Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani, për fillimin e Kupës së Botës. Katër vite më parë, Rusia organizoi me shumë sukses këtë kompeticion duke marrë vlerësime të mëdha nga ana e FIFA.

“Vladimir Putin e uroi emirin e Katarit për fillimin e Kupës së Botës në vendin e tij më 20 nëntor dhe i uroi Kombëtares së Katarit një paraqitje të suksesshme. Tamim Ben Hamad al Thani falënderoi palën ruse për ndarjen aktive të përvojës së saj në mbajtjen e kampionatit botëror të futbollit”,  thuhej në faqen zyrtare të Kremlinit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online