Vëllai i Pogbasë braktis ndeshjen, e sulmojnë shokët e skuadrës në Turqi

Florentin Pogba është vëllai i madh i Pol Pogbasë, por nuk është ndonjë fenomen si vëllai.

Gjithsesi, karrierë ka bërë, sepse sezonet e fundit ka luajtur te Sent Etien në Ligën 1 franceze, ndërsa prej janarit luan në Turqi, te Gençlerbirligi.

Fundjavën që shkoi Pogba u bë protagonist i një ngjarjeje absurde: në ndeshjen e humbur 1-0 ndaj Antaljasporit, mbrojtsi doli nga fusha duke çaluar, duke lënë skuadrën e tij me 10 lojtarë, por largimi i tij ka tërbuar shokët e skuadrës, që ju turrën dhe plasi boksi në fushë.

Momente çmendurie, që rrallë shihen në futboll, ndërsa është e qartë që Pogba i ka dhënë fund karrierës turke.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *