“Vëlla nuk e dija se je shqiptar”! Shkodran Mustafi i drejtohet lojtarit të Arsenal, Joseph Willock festoi ndryshe

Nga Klaudio Ndreca

Arsenali fitoi në shifrat 3-0 në përballjen e “Europa League” kundër Dundalk. Në mesin e golashënuesve do të gjendej edhe Joseph Willock, i cili zgjodhi të festonte me një simbol shumë të njohur për tifozët shqiptarë.

Megjithatë në raste të tilla ka gjithmonë ngatërrime pasi shumë futbollistë të njohur kanë zgjedhur që të festojnë me këtë simbol për të treguar “fluturimin” e tyre në majat më të larta. Ndërkohë nga krahu tjetër është edhe festimi më i njohur për shqiptarët.

Pikërisht për këtë arsye Shkodran Mustafi nuk i kurseu notat e humorit duke shpërndarë një postim në rrjetet sociale: “Vëlla nuk e dija se je shqiptar. Hajde shqipe”, ishte shkrimi i publikuar nga mbrojtësi i Arsenal në rrjetet sociale. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online