Fantastike/ Lojtari i Shqipërisë nënshkruan me Fulhamin, një tjetër talent 17-vjeç vjen nga Anglia

Nga Klaudio Ndreca

Brezi i futbollistëve shqiptarë që janë lindur dhe rritur në Angli nga emigrantët shqiptarë vetëm sapo ka nisur që të shpërthejë. Këtë herë bëhet fjalë për mesfushorin Adrion Pajaziti, që konsiderohet me të ardhme të madhe në Angli.

Talenti 17-vjeçar ka firmosur vetëm pak ditë më parë një kontratë profesioniste me Fulhamin. I dalë nga akademia e kësaj skuadre, drejtuesit e klubit besojnë shumë në aftësitë e tij dhe kjo ishte arsyeja e nënshrkimit të kontratës.

Aktualisht Pajaziti është pjesë e Fulhamit U-23 duke dhënë kontributin e tij në një kampionat që po e përgatit për shansin e parë që do të ketë me ekipin e parë. Sa i përket Kombëtares, Pajaziti ka zhvilluar dy takime për Shqipërinë U-17. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online