Veliu mungon dy javë, por Duro e ka zgjidhjen

Dëmtimi ka rezultuar më i rëndë për lojtarin vlonjat, që nuk është gati me Skënderbeun dhe Lushnjën. Përkrah Bicajt luan njëri mes Pollozhanit dhe Jakovljeviçit 

Elton Nika

Mbrojtësi vlonjat, Franc Veliu, do t’i mungojë Flamurtarit jo vetëm javën e parë ndaj Skënderbeut, por edhe më gjatë. Dëmtimi i pësuar në kofshë gjatë fazës përgatitore në Greqi ka bërë që lojtari të mungojë në miqësoren ndaj Apollon Pontu, por tashmë mësohet se Veliu rrezikon një stop më të gjatë. Për ndeshjen e  javës së parë në Korçë është e sigurt se nuk do të jetë dhe bëhet fjalë për një mungesë shumë të rëndësishme, duke ditur vlerat dhe eksperiencën e mbrojtësit në fjalë.

Stafi mjekësor i Flamurtarit ka parë gjendjen e Veliut dhe konfirmon mungesën e tij në ndeshjet e para të kampionatit, pa dhënë një datë të saktë në lidhje me rikthimin e mundshëm të tij. Edhe me Lushnjën në javën e dytë të kampionatit Veliu nuk mendohet të luajë, ndërkohë që synohet riaftësimi i tij në javën e tretë, konkretisht për transfertën e Durrësit ndaj Teutës. Futbollisti vlonjat ka munguar në seancën e djeshme stërvitore, ndërkohë që ka kryer rezonancën për të parë më mirë shkallën e dëmtimit. Për momentin flitet për një mungesë të paktën dyjavore, por gjithçka do të shihet më qartë në vazhdim.

FORMACIONI – Trajneri Shpëtim Duro humbet kështu një titullar që pa nisur kampionati. Ai po i bën llogaritë pa Veliu për dy ndeshjet e para, duke menduar për partnerin e Ditmar Bicaj në qendër të mbrojtjes. Në këtë rol janë aktivizuar më parë Pollozhani dhe Jakovljeviç, ndërkohë që alternativë është edhe Brunild Naçi, një lojtar i ardhur nga të rinjtë e Flamurtarit. Ka kohë mjaftueshëm në dispozicion për ndeshjen e parë dhe stafi teknik do të shohë javën e ardhshme për të vendosur më pas për formacionin. Në ndeshjen e fundit miqësore të zhvilluar në Greqi, trajneri Duro luajti me Artim Pollozhanin në qendër të mbrojtjes dhe më pas me Jakovljeviçin, kështu që njëri nga të dy do të luajë edhe në Korçë. Kjo është edhe dilema e vetme për ndeshjen me Skënderbeun, edhe pse ka ende kohë deri fundjavën e ardhshme. Mungesa e Franc Veliut shqetëson në këtë moment trajnerin Duro, por të paktën shpresohet që riaftësimi i tij të mos zgjatë më shumë se dy javë. Nëse vendoset për Jakovljeviçin në qendër, në të djathtë të mbrojtjes do të luajë maqedonasi Siljanovski, i cili luan edhe si mesfushor i krahut të djathtë.

STËRVITJA – Flamurtari ka zhvilluar vetëm një seancë stërvitore dje, në orën 18:00, në fushën e Pyllit të Sodës. Grupi ka qenë I plotë, me përjashtim të Veliut, për shkak dëmtimi, por edhe portierëve Nurkoviç, i grumbulluar me Kosovën, si dhe Pano Qirko, i grumbulluar me kombëtaren U-19 të Shqipërisë. Seanca stërvitore është ndjekur nga afër edhe nga vetë kreu i klubit vlonjat, Sinan Idrizi, i cili ndodhet gjatë këtyre ditëve në Vlorë dhe ka qëndruar pranë skuadrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online