Në FSHF as që e vënë ujin në zjarr. Nuk ka rëndësi çfarë shkruan, nëse kritikon, apo nëse njerëzit që punojnë aty nuk bëjnë atë që duhet dhe e kanë detyrim. Pas largimit të Eros Grerzdës nga kombëtarja para ndeshjes me Izraelin, tanimë kemi një prurje.
Sigurisht nuk ka asnjë njoftim. Ekskluzivitetin për t’i thirrur lojtarët e ka trajneri Kristian Panuçi, por detyrim për të njoftuar mbi lëvizjet që bëhen e ka FSHF. Kur ka interes, vihen në dispozicion të medieve edhe emailet që shkëmbehen me institucione.
Ndodhi dje, teksa i ishte refuzuar kombëtares kalimi në sektorin VIP në aeroportin “Nënë Tereza”. Ndërsa për grumbullimin e Ergys Kaçes me kombëtaren, as që kujtohet njeri të njoftojë, madje një njoftim që askujt nuk i prish punë dhe nuk ngjall asnjë polemikë. Por gjithsesi e bën vetë mesfushori njoftimin, teksa poston një foto nga grumbullimi me Tomas Strakoshën.
Presim çudinë e radhës, ndoshta nga Shpresat në ndeshjen me Italinë. Ku i dihet kush mund të jetë ftuar. Për Fiorin Durmishajn u more vesh vetëm kur u publikua formacioni ndaj Spanjës…