Vazhdojnë dhuratat për Milanin, Roma dështon me Salernitanën dhe i jep qetësi kuqezinjve

Sot duhet të jetë një ditë feste në Milano. Pas dënimit me heqjen e 10 pikëve për Juventusin, dhurata e radhës për Milanin vjen nga Roma. Verdhekuqtë barazuan me rezultatin 2-2 kundër Salernitanës mbrëmjen e sotme. Kadreva kaloi miqtë në avantazh që në minutën e 12 të takimit. Skuadra e Murinjos barazon me El Sharauin në minutën e 47, por 7 minuta më vonë Dia kalon sërish në epërsi Salernitanën.

Avantazhi zgjati deri në minutën e 83-të, kur Matiçi i dërgoi shifrat në 2-2 dhe nxjerr Romën me një pikë nga “Olimpiko”. Pas këtij rezultati, verdhekuqtë kanë krijuar një diferencë prej 4 pikësh me Milanin, që tashmë gjendet në vendin e katërt. Kualifikimi në Ligën e Kampionëve duket mëse i arritshëm për kuqezinjtë në këto momente./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online