Varësia nga bixhozi, sulmuesi i Selltikut lë përkohësisht futbollin

Brendan Roxhers, trajneri i klubit kampion të Skocisë, Selltik, njoftoi dje se nuk do të ketë në dispozicion sulmuesin Leih Grifiths për një kohë të pacaktuar. Trajneri irlandezo-verior tha se lojtari i tij ka disa probleme personale të cilët i duhet ndihmë për t’i zgjidhur.

Nuk u desh shumë që mediet skoceze të zbulonin si qëndronte e vërteta. Sipas  burimeve të gazetave të ndryshme, sulmuesi 28-vjeçar ka krijuar një varësi të fortë ndaj bixhozit. Kjo së bashku me disa probleme dëmtimesh ka bërë që gjendja mendore e lojtarit të mos jetë e qendrueshme.

Klubi skocez po i qëndron pranë lojtarit në këtë moment të vështirë. Mungesa e Grifiths mund të ndikojë jo pak në ecurine e Selltik, që kryeson kampionatin skocez me dy pikë diferencë nga ndjekësit e Rejnxhërs dhe Kilrmarnok.

Karriera e 28-vjeçarit, bie në sy sezoni 2015/2016 me 31 gola

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online