Vanda Nara i mbyll derën Interit: Nuk ka temë rinovimi

0

Inter po fillon të ketë vazhdimësi këtë fillim sezoni në rezultatet e saj mes Serisë A dhe Champions. Zikaltërit numërojnë plot 6 fitore radhazi mes dy kompeticioneve. Fitorja e fundit e arritur ishte përballë Spal fundjavën që lamë pas teksa njeriu i ndeshjes ishte padyshim Mauro Ikardi, i cili shënoi dy herë.

Sulmuesi argjentinas është përfolur kohët e fundit për një rinovim tjetër me Interin, pasi zikaltërit duan të ndryshojnë klauzolën e kapitenit të tyre, e cila është 110 milionë euro momentalisht, por menaxherja dhe njëkohësisht bashkëshortja e tij, Vanda Nara ka frenuar vrullin e drejtuesve zikaltër me deklaratën e fundit të dhënë për mediat.

“Ikardi ka dhe tre vite të tjera në kontratë, kështu që nuk ka pse të diskutohet pjesa e rinovimit. Unë dhe Ikardi jemi shumë të lumtur dhe shumë të qetë, jeni ju të cilët keni ankth, përderisa më bëni pyetje për rinovimin”, ka thënë Vanda Nara.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.