Virxhil Van Dajk u bë mbrojtësi më i shtrenjtë në planet gjatë janarit të kaluar, kur drejtuesit e Liverpulit pranuan të paguanin 90 milionë Euro për të blerë kartonin e tij nga Sauthempton. Holandezit i mjaftuan pak ndeshje për të justifikuar investimin e bërë dhe sot e kësaj dite konsiderohet si ndër më të mirët në rolin e tij.
Në një intervistë për gazetën holandeze “telegraaf”, qendërmbrojtësi ka folur mbi mbrojtësin e tij të preferuar, që është Rafel Varan, por nuk ka harruar të flasë edhe për Serxho Ramos, të cilin nuk ruan ndonjë simpati të madhe.
“Ai është një lojtar i madh dhe e respektoj për ato që ka arritur në futboll, por ai nuk është lloji i mbrojtësit që më pëlqen. Varan është i preferuari im. Ai është një mbrojtës i shkëlqyer që është ende i ri në moshë dhe mund të përmirësohet akoma. Ai ka një lojë të veçantë, sepse përpiqet të shmangë të futurit në sparkatë” tha Van Dijk.