Valentino Rosi i ka dhënë fund Botërorit në MotoGP. Piloti legjendar italian është dëmtuar rëndë duke bërë gara me motorë Enduro (motorë për gara në zona malore ose në pista me pengesa e barrikada).
“Doktori” ka pësuar fraktura të ndryshme dhe është operuar me urgjencë, por gjithçka ka shkuar mirë dhe kampioni është përmendur pa probleme.
Tani ylli i motoçiklizmit botëror do të qëndrojë pushim deri në tetor dhe më pas do të nisë procesin e riaftësimit, që do të zgjatë jo pak.
“Më vjen keq për atë që ndodhi. Jam zgjuar sot në mëngjes, falënderoj stafin mjekësor të Spitalit Riuniti në Ankona. Tani do të mundohem të kthehem sa më shpejt të garoj, do të bëj gjithçka”, deklaroi Rosi paraditen e sotme.