Kuqi-Kamza mbyllet gjithçka, mbrojtësi del në stërvitje

Mbrojtësi është bashkuar me skuadrën e Ramadan Ndreut, duke i dhënë fund aludimeve për të ardhmen

Karriera e tij gjithnjë ka folur në gjuhën vlonjate, pasi për shumë sezone me radhë ka qenë pjesë e “flotës kuqezi”. Tashmë është momenti për të provuar një eksperiencë të re, por përsëri në Superiore. Taulant Kuqi do të mbrojë ngjyrat e Kamzës në sezonin e ri që do të nisë vetëm pas pak ditësh. 31-vjeçari do të synojë të ndihmojë skuadrën me eksperiencën e tij. Në seancën e djeshme stërvitore, lojtari ka zbritur së bashku me skuadrën dhe ka marrë ngarkesën e plotë. Edhe pse ka munguar zyrtarizimi, tashmë duket se nuk do të ketë më enigma dhe Kuqi mund të konsiderohet pjesë e Kamzës. Paraprakisht mbrojtësi kishte rënë dakord me Bylisin, megjithatë gjithçka ka ndryshuar kur në mes është futur Kamza, duke e mbajtur dhe për një tjetër sezon Kuqin në nivelin  më të lartë të futbollit shqiptar.

SULMI – Sulmi mbetet reparti më problematik për trajnerin Ndreu, i cili nuk ka alternativat e mjaftueshme për të përballuar kampionatin. Edhe pse skuadra synonte që të “rrëmbente” një emër të madh për të tërhequr skuadrën, diçka e tillë nuk ka ndodhur. Edhe pse merkato mund të jenë në limite, orët në vijim mund të jenë vendimtare për të firmosur me një “bomber”. Synimi i parë është Sebino Plaku, por gjithsesi fjalën për të do ta thotë Skënderbeu, i cili e ka sulmuesin nën kontratë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online