Valencia e ka seriozisht, presion Barcelonës me sulm “atomik”

Valencia nuk ndalet më, sepse edhe sot në mesditë mposhti bindshëm Leganesin 3-0 dhe tashmë i afrohet Barcelonës, që në mbrëmje do të përballet me Seviljen. Ekipi i drejtuar nga Marselino është vetëm një pikë larg kreut dhe tashmë ka sulmin më të mirë në Primera, me 30 gola të shënuar në 11 ndeshje.

Nuk ishte një ndeshje e lehtë, ndaj një rivali me mbrojtje të hekurt, por Pareho shënoi nga goditja e dënimit në minutën e 14-të, ndërsa Rodrigo në minutën e 71-të siguroi fitoren, vulosur në minutën e 82-të nga Mina me 11-metërsh.

Nota e vetme negative ishte sjellja e sulmuesit kryesor Zaza, i cili u zëvendësua në minutën e 78-të dhe vendimi i trajnerit e zemëroi pa masë, aq sa italiani u lagrua i nervozuar, pa takuar as trajnerin e as shokët e skuadrës. I zakonshmi Zaza!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online