Valencia ka vendosur të blejë përfundimisht nga Interi mesfushorin Xhofri Kondogbia, i cili ishte në huazim këtë sezon në Spanjë.
Francezi kaloi nga Monakoja tek Interi në vitin 2015 për 30 milionë euro, por në dy sezone ishte një zhgënjim total dhe u kthye në një barrë për klubin zikaltër.
Verën e shkuar erdhi huazimi tek Valencia dhe Kondogbia është kthyer në nivele të larta (31 ndeshje e 4 gola në La Liga), ndaj Valencia ka vendosur ta blejë përfundimisht për 25 milionë euro. Kontratë deri në vitin 2022, klauzola e prishjes së saj është 80 milionë euro.
“Jam shumë i lumtur dhe krenar që jam pjesë e kësaj skuadre. Valencia është një klub i mrekullueshëm dhe dua të jem pjesë e historisë së saj. E dimë që Valencia është një klub ambicioz, çka është shumë e rëndësishme për mua. Dua që të hedh një hap përpara në karrierën time dhe gjërat po më ecin mbarë këtu”, deklaroi Kondogbia për faqen zyrtare të klubit pas firmës.
We've got some good news…. ?? pic.twitter.com/0P1BqbBCO1
— Valencia CF English (@valenciacf_en) May 24, 2018