Ka përfunduar ndeshja kualifikuese për botërorin e femrave mes Shqipërisë dhe Polonisë. Te besuarat e Armir Grimës janë mundur me rezultatin 1-4 në “Loro Boriçi”. Vlen të përmendet goli i Megi Doçit, dhe asgjë tjetër, pasi polaket e nuk lanë në asnjë moment që të diskutohej rezultati. Vizitoret shënuan që në 15 minutat e para dy herë, për të realizuar më pas në minutën e 37-të. Në fraksionin e dytë Polonia shënoi dhe golin e katërt, duke hipotekuar fitoren. Në minutën e 78-të një aksion model i vajzave kuqezi u finalizua saktësisht nga Megi Doçi, por që ka vetëm vlere statistikore. Në renditje Shqipëria mbetet në vendin e fundit me 0 pikë, ndërsa Polonia shkon në kuotën e 6 pikëve, po aq sa dhe Skocia.