“Vajti kaq vite që lufton për titull, prandaj erdha“, Telushi flet si lojtar i Kukësit: Nuk kam asnjë peng nga Partizani

Bruno Telushi ishte një nga blerjet e Kukësit këtë merkato. Lojtari i është bashkuar grupit në Tropojë, ku po stërviten për ndeshjen me Slavian e Sofies. Një ribashkim me trajnerin Gega ky për mesfushorin vlonjat, që synon të japë kontributin e tij për të nxjerrë Kukësin kampion. Ky është objektivi i Telushit, që në prononcim për faqen zyrtare të klubit flet për herë të parë si “kuksian“. Megjithëse nuk e dëshironte largimin nga Partizani, vlonjati thekson se nuk ka pengje me “të kuqtë”. Partizani është tashmë një kapitull i mbyllur për të, pasi dëshiron të japi maksimumin e tij për Kukësin.

Ndjesia te Kukësi

“Ndihem vërtetë mirë. Ndihem i lverësuar nga presidenti dhe të gjithë njerëzit që bëjnë pjesë në ekip. Gjetja e trajnerit Gega më bën të ndihem shumë mirë dhe i lumtur për këtë pjesë. Por edhe me shokët e ekipit, duke i njohur kur i kam pasur kundërshtarë, kam pasur marrëdhënie shumë të mirë. Janë shumë djem të mirë dhe të respektuar“.

Objektivat me Kukësin

“Mendoj që ndeshja e parë do jetë jo e lehtë. Ne do japim maksimumin tonë me shpresën për të marrë një rezultat pozitiv. Kukësi vajti kaq vite që kërkon titullin kampion apo të arrijë sa më lartë. Edhe pjesëmarrja ime këtu te Kukësi është për t’i dhënë një ndihmë ekipit për të shkuar te titulli kampion dhe në çdo anë pozitive. Edhe në Kupën e Shqipërisë apo pjesëmarrjen në Champions. Mbahem për një karakter të fortë dhe kjo është ndihma më e madhe që do i jam Kukësit. Shpresoj që edhe me karakterin tim edhe me karakterin e Kukësit të arrijmë një nivel sa më të fortë“.

Peng nga Partizani?

“Nuk kam asnjë peng nga Partizani. Jam pjesë e Kukësit tani. Dua të jap maksimumin te Kukësi dhe të shoh sa më lart“, ka thënë Bruno Telushi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online