Kualifikimi që thyen shumë mite! Nuk e ka një histori të dytë, shihni sesi u ngjit krijesa 11-vjeçare

Nga Klaudio Ndreca

Të gjithë prisnin një surprizë të mundshme nga ana e Atalantës në përballjen që këta të fundit kishin ndaj PSG. Nisur nga fakti që francezët e mbyllën kampionatin për shkakun e pandemisë në tavolinë dhe me Mbapen që gjendej në stol, sigurisht e bashkangjitur edhe formën mbreslënëse të Atalantës, mendohej për surprizën e madhe.

Ekipi nga Bergamo vetëm sa flirtoi me kualifikimin, por nuk mundi ta arrinte pasi u përmbys në minutat e fundit. E ndërkohë surpriza e madhe vjen nga modeli gjerman, Leipzig. Kjo është hera e parë për këtë skuadër që arrin deri në gjysmëfinalen e Champions League.

Ky nuk është një fakt shumë i veçantë pasi jemi duke folur për një skuaër që është themeluar vetëm përpara 11 vitesh. Kjo tregon gjithçka sesa larg mund të shkojë një ekip futbolli që ndjek një model të saktë dhe me një trajner “kampion të pakurorëzuar”. Nagelsman, ky është tekniku që në fushë sheh futbollistë që janë më të mëdhenjë në moshë, pasi është vetëm 33-vjeç. Pasi fati i hoqi mundësinë për të bërë një karrierë të madhe, Nagelsman me gjithë sigurinë dhe pa asnjë trishtim të vetëm kur mori vesh lajmin se do të mbyllte karrierën tha: “Në rregull, do të bëhem trajner në Bundesligë”.

Ashtu edhe ndodhi ku 28-vjeç arriti të debutonte në Bundesligë me Hoffenheim dhe 33-vjeç e dërgon skuadrën në gjysmëfinalen e “Champions League”. Për të mbërritur deri këtu ka dërguar në shtëpi dy ikona të trajnimit si Jose Mourinho dhe Diego Simeone. Një histori që nuk e ka një të dytë, sesi një krijesë 11-vjeçare mund të duket kaq e madhe. E për të gjithë njerëzit që janë kurioz për mënyrën sesi Leipzig është ngjitur në këto 11-vite, më poshtë keni rrugëtimin e tyre. /Sport Ekspres/

2010- ngjiten në ligën e 4 të Gjermanisë
2013= ngjiten në ligën e 3 të Gjermanisë
2014= ngjiten në ligën e 2 të Gjermanisë
2016= ngjiten në Bundesligë
2017= kualifikohen në “Champions League”
2020= kualifikohen në gjysmëfinalen e “Champions League”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online