VIDEO/ Nuk i besonte syve dhe qëndronte i ngrirë! Reagimi emocionues i Simeones pas eliminimit

Liepzig bëri të pamundurën ditën e sotme, duke eleminuar gjigandët e Spanjës, Atletico Madridit. Edhe pse djemtë e Simeones ishtin favorit në letër, asnjëherë nuk e treguan këtë aspekt në fushën e lojës, teksa ishte Liepzig që mbajti topin në zotërim dhe krijoi më shumë raste.

Megjithatë Atletico Madridi ishte mjaft i pafat në fundin e takimit, teksa një devijim  nga mbrojtësi qendror, i dha golin e fitores ekipit gjerman. Kjo humbje erdhi si shok për spanjollët, te cilët sapo kishin eleminuar skuadrën kampione te Champions League, Liverpool.

Në fundin e takimit, Simeone ishte mjaft i dëshpëruar dhe i tronditur, sa nuk bëri asnjë lëvizje pas vërshëllimës së fundit. Trajneri spanjoll qëndroi i ngrirë për një kohë të gjatë, duke duartrokitur. Dashuria e tij për këtë klub është e pakufijshme dhe për tifozët ai është një legjendë. Megjithatë pas shumë viteve pa sukses, Diego Simeone mund të mendojë largimin nga Atletico Madridi dhe të nisë një aventurë të re. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online