Ishte pa dyshim njeriu i ndeshjes me penalltinë e fituar dhe asistin te goli i dytë. Myrto Uzuni duket se është zbulimi i Laçit këtë edicion. Pas ndeshjes për “Supersport” mesfushori foli për ndeshjen me Vllazninë, por dhe për edicionin në tërësi.
“Luanim ndaj Vllaznisë pa presion. U luajt futboll i hapur dhe i bukur. Penalltia vuri baraspeshë dhe na motivoi”.
“Jemi skuadër e re, por lojtarët po rriten, ndeshje pas ndeshje”.
“Skënderbeu është skuadra më e fortë që na ka vënë disi në vështirësi. E veçoj nga të tjerat”.
“Kisha kontratë te Apolonia, por presidenti Pashk Laska besoi te unë dhe më mori te skuadra e tij. Këtu luhet futboll më i bukur. Në Kategorinë e Parë duket sikur mbytesh. Nuk ka shumë vizion”.