Uzuni paralajmëron Kukësin: Me Partizanin nuk ishte rastësi

Myrto Uzuni është ambientuar shumë shpejt te Laçi, ku është bërë titullar dhe po luan shumë mirë. Golin nuk e ka gjetur ende, por nuk k pasur as fatin me vete, sepse kundër Luftëtarit goditi traversën me një gjuajtje spektakolare. Në mikrofonin e Supersportit, ish-mesfushori ofensiv i Apolonisë flet për momentin e tij dhe të Laçit: “Nuk kam shënuar ende, por për mua rëndësi ka skuadra, jo thjesht golat e mi. Dominuam ndaj Luftëtarit, por kështu është futbolli, jo gjithnjë fiton skuadra që luan më mirë”.

Për Uzunin, sfida e fundjavës në Kukës është e vështirë, por shanset për surprizë ekzistojnë, siç u pa ndaj Partizanit: “I kemi të gjitha kualitetet për të bërë të njëjtën surprizë. Ndeshja me Partizanin nuk ishte rastësi dhe besoj se mund ta bëjmë sërish të njëjtën gjë. Normal në transfertë edhe pika është e rëndësishme për ne, duke parë që luajmë me Kukësin, skuadrën kampione. Por nuk na tremb fakti që ata kanë qenë kampionë vjet”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online