Uzuni i emocionuar: Do e mbaj mend gjithë jetën këtë datë!

Myrto Uzuni provoi të mbronte ngjyrat kuqezi të kombëtares. Në të shkuarën ishte aktivizuar me Shpresat, por tanimë trajneri Kristian Panuçi i dha mundësinë të luante me Shqipërinë e madhe. Një ëndërr e realizuar.

“Datën 10 Tetor 2018 nuk besoj se do ta harroj më në jetën time! Është realizimi i një ëndrre që fëmijë, një emocion i papërshkrueshëm të mbash këtë fanellë mbi shpinë. Falënderoj trajnerin Kristian Panuçi që më dha këtë shans dhe çdo njeri të afërt që më ka ndihmuar për të arritur deri këtu”, shkruan Uzuni në llogarinë e tij në “Facebook”.

Më tej ai vijon: “Mbi të gjitha ndihem krenar që arrita të vendos mbiemrin tim midis fanellave të tjera kuq e zi. Do të jap maksimumin akoma më shumë në të ardhmen, të punoj fort e të vazhdoj të jem pjesë e kombëtares dhe shpresoj që rezultatet pozitive që tifozëria kuqezi pret, të vijnë sa më shpejt”.

;

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *