Uzuni: E rëndësishme të fitojmë, jo kush shënon

0

Myrto Uzuni i hapi udhë fitores në ndeshjen pas Laçit. Mesfushor fierak realizoi golin e tetë sezonal, por pas ndeshjes ai thekson se për të është e rëndësishme që skuadra të fitojë.

“Po shprehem mirë në fushë pasi kemi lojtarë shumë cilësor. Rëndësi ka që shënova dhe skuadra u zhbllokua. Për ne ka më shumë rëndësi të fitojmë sesa të shënoj unë”.

“Do ketë vështirësi, pasi për ne të gjitha janë finale, jemi dhe në Kupë në gjysmëfinale edhe në kampion. Duke i marrë ndeshjet një e nga një do i përmbushim objektivat tona”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.