Liçaj gol, rindizet sfida në Korçë

Skënderbeu e ka nisur shkëlqyeshëm sfidën kundër Luftëtarit, sepse në minutën e 32-të Xhejms Adeniji ka shënuar një gol të bukur. Një kros në zonë për sulmuesin, i cili me zgjuarsi shmangu Jakovljeviçin dhe gjuajti lehtë, por shumë saktë, duke shënuar golin e parë të ndeshjes dhe golin e tretë personal në 3 ndeshjet e fundit.

Në minutën e 44-t vjen episodi që tërbon Luftëtarin: Soue futet në zonë, zgjat topin dhe përballë portierit Athanasopulos rrëzohet. Portieri grek del me vrup, por ndalet në momentin e fundit dhe Soue duket se e fiton me zgjuarsi 11-metërshin, duke qenë se topi ishte shumë larg. protesta pa fund, por pa vlerë. Sabien Lilaj me qetësi dhe 2-0.

Minuta 48, sërish protesta nga Luftëtari, me të drejtë. Një kros në zonë, aty Gledi Mici ndal topin me dorë, por anësori Ilir Tartari nuk sinjalizon 11-metërsh, ndonëse në pozicion perfekt. Protesta të kota të Luftëtarit, nuk ka penallti, por pamjet filmike nxjerrin blof anësorin.

Minuta 71 sjell golin që rihap ndeshjen: kros nga mesfusha e Luftëtarit, portieri i sapofutue Teqja nuk del si duhet dhe Lejdi Liçaj me kokë shënon, duke rihapur gjithçka!

Kategoria Superiore – Java 26

E shtunë, 18 mars 2018, ora 17:00

Skënderbeu – Luftëtari       2-1

Shënues: Xhejms Adeniji 32′, Lilaj 45′ pen. / Liçaj 71′

Skënderbeu: Shehi (Teqja 63′), Vangjeli, Radas, Aliti, Mici, Lilaj, Osmani (Nimaga 58′), Muzaka, Gavazaj, Xhejms Adeniji, Soue. Trajner: Ilir Daja

Luftëtari: Athanasopulos, Rapa, Jakovljeviç, Beqiri, Jackson, Ramadani, Aleksi, Rapo (Minga 56′), Rroca, Liçaj (Lamçja 81′), Abazaj. Trajner: Hasan Lika

Kartonë të verdhë: Radas 38′, Aliti 57′ / Aleksi 38′, Abazaj 45′

Gjyqtarë: Emirion Sino, Ilir Tartari, Orgest Grabova, Eraldo Demiraj

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online