“Uzuni duhet të jetë në nivelin e tij më të mirë për të luajtur”, krahasimi i trajnerit të Granadës: Jemi si i sëmuri në spital

Hoze Sandoval është paraqitur në konferencë për shtyp në prag të sfidës kundër Osasunës. Trajneri i Granadës ka zbuluar se Myrto Uzuni e ka lënë pas dëmtimin dhe do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjen e radhës.

“Për të luajtur ai duhet të jetë në nivelin e tij më të mirë. Ne besojmë se pas stërvitjes javore mund ta kemi me vete. Objektivi? Në je në spital dhe je i sëmurë, ke nevojë për pozitivitet. Në futboll është e njëjta gjë, prandaj përpiqem të flas gjithmonë me gjuhë pozitive, gjë që bëjnë edhe tifozët e Granadës”, ka deklaruar Hoze Manuel Sandovali./Halit Delibashi-Sport Ekspres/