“Ushtari nuk vjen në Shkodër”! Pritej vetëm zyrtarizimi, Bruno Telushi tregon arsyen: U ofendova nga oferta

Bruno Telushi pritej që të zyrtarizohej në ditën e sotme te Vllaznia. Futbollisti i njohur në vendin tonë kishte arritur akordin me shkodranët dhe kishte pranuar që të mbërrinte te ekipi i Brdariç. Por gjithçka ndryshoi në momentet e fundit dhe Telushi nuk do të jetë pjesë e Vllaznisë. Në një intervistë të dhënë për “ABC News”, mesfushori ka treguar se ndihet i ofenduar nga oferta që ka mbërritur për të, duke lënë të kuptohet se nuk ndihet i vlerësuar në bazë të pagesës.

“Ndjehem i ofenduar nga oferta e Vllaznisë. Me dëshirë të madhe doja të shkoja në Shkodër, për atmosferën dhe tifozerinë shkodrane. Kam pasur prioritet diçka jashtë dhe rashë dakord të pranoja ofertën e Vllaznisë. Ata ishin shumë larg ofertës fillestare, më ofruan shumë pak dhe sinqerisht ndjehem i ofenduar. Më vjen keq, sepse kam pasur shumë kontakte nga dashamirës të futbollit shkodran. Ua kam konfirmuar dëshirën të luaja për Vllazninë këtë vit, por çdo gjë ra poshtë për shkak se Vllaznia më ofroi rreth 40% më pak se oferta fillestare”, tha Telushi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *