Politika shkatërron Kombëtaren e Ukrainës! Zbulohet prapaskena si Shevcenko u largua nga drejtimi, presioni se fliste…rusisht!

Shevchenko nuk është më trajneri i Ukrainës teksa ka mbyllur bashkëpunimin me Federatën e Futbollit pas 5 vitesh. Por në bazë të prapaskenave që janë zbuluar së fundmi, legjenda e futbollit europian nuk është larguar me dëshirën e tij nga drejtimi i Kombëtares.

Gazetari ukrainas Artem Frankov ka zbuluar disa prapaskena sesi Shevchenko po përjetonte presionin e madh të politikës që ndërhyri në sport. “Ishte nën presionin e madh të njeriut të parë të Aleancës, Andrey Pavelko. Ai përpiqet me të gjitha forcat që të kthehet në jetën politike të Ukrainës. Po ndjek linjën e patriotizmit dhe nacionalizmit.

Shevchenko fliste shpesh rusisht dhe disa njerëzve nuk u pëlqente. Unë jam patriot ukrainas, e di gjuhën, por flas rusisht pasi është gjuha ime amtare. Më pas u krijua kaosi mes lojtarëve dhe politikanët ndërhynë deri në atë pikë ku situata për një njeri me aq shumë eksperiencë si Shevchenko dhe që ka qenë në shumë shtete të ndryshme nuk është mësuar me të tilla diskutime”, shprehet gazetari Frankov. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online