Uruguaiani Fusile: Talenti brazilian më poshtëroi, e dëmtova nga inati

Në futboll ndodhin të gjitha, edhe sherre të egra brenda së njëjtës skuadër, por si parim gjërat nuk dalin në publik dhe mbyllen brenda familjes. Po ashtu, ka raste kur futbollistët e dëmtojnë kundërshtarin me qëllim, për larje hesapesh apo nerva momenti, por nuk pranojnë asgjë publikisht.

Megjithatë, ka edhe raste absurde si ai i mbrojtësit të njohur uruguaian Horge Fusile, i cili tregon më krenari se si reagoi lkur një djalosh i ri i bëri disa finte dhe i kaloi topin mes shalëve.

Ish-mbrojtësi i Uruguait dhe Portos luan tashmë të Nacionali në Uruguai, që u përball me Santosin brazilian para pak ditësh në Libertadores. Në atë takim Fusile ka bërë diçka të turpshme me një nga talentet më të mëdhenj të klubit, Rodrigo.

Ky i fundit i kaloi tre herë topin mes këmbëve dhe Fusile tregon si reagoi, duke dëmtuar rëndë talentin 17-vjeçar.

Gjithçka e zbuloi pas ndeshjes vetë mbrojtësi 33-vjeçar, i cili lavdëroi Rodrigon duke thënë se askush nuk e kishte poshtëruar në karrierë ashtu si bëri braziliani.

“Ma kaloi topin tre herë nga shalët, nuk më kishte ndodhur kurrë në jetën time. Meqë më ndodhi për herë të parë, u thashë shokëve në fushë se duhej ta duartrokisja lojtarin që ma bëri këtë gjë. Megjithatë, nuk mund të vazhdoja ashtu, Rodrigo duhej të dilte nga fusha dhe e nxorra unë, duke bërë që ndeshje të qetësohej”.

SANTOSI REAGON

Me një deklaratë zyrtare, Santosika dënuar veprimin e Fusiles, që në karrierë ka luajtur edhe për klubin brazilian.

“Santosi i rrit talentet për të luajtur futboll, për t’u zbavitur, për ta parë futbollin si jetën e vet dhe fintet në fushë janë pjesë e rritjes së tyre. Nuk është turp të të kalojë topin mes shalëve tre herë një ndeshje talentet më të mëdhenj në futboll. Njollë është ta dëmtojë lojtarin nga frika se të bën ndonjë finte tjetër. Mbrojtësi i Nacionalit, Fusile, i cili ka luajtur për ne në vitin 2012, ka pranuar se ka ndërhyrë qëllimisht për të ndalur Rodrigon, i cili është dëmtuar seriozisht dhe tashmë rrezikon të mungojë gjatë, sepse një futbollist në fundin e karrierës ende nuk e ka kuptuar çfarë është respekti për kundërshtarin. Teknika nuk mund të mposhtet nga dhuna, ka thënë trajneri ynë Zhair Ventura. Është e vërtetë dhe Santosi nuk do lejojë kurrë që kjo të ndodhë. E vërtetë është edhe që në nuk fitojmë gjithmonë, por veprime si ato të uruguajanit na trishton. Rodrigot tanë nuk do të ndalen, as nga faullet e as nga kërcënimet, as nga Fusile”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online