Abazaj mungesë e rëndësishme, Lika: Kamza, më cilësore nga sa thotë renditja

Trajneri i Luftëtarit: Kemi nevojë për pikët. Duhet të shmangim gabimet në lojën tonë. Mungesat ndikojnë në ekipin tonë

Gëzim Beqiri

Para se të fillonin stërvitjen e djeshme futbollistët e Luftëtarit kanë zhvilluar një analizë taktiko-teknike ku për rreth një orë përveç të tjerave është vëzhguar përmes videos një ndeshje e ekipit të Kamzës, konkretisht takimi në Durrës, që konsiderohet nga më të mirët e kamzalinjve, pasi arritën të shënonin tre gola mbas disavantazhit 2-0, por u barazuan në fund dhe janë ende të rrezikuar për rënien nga Superliga. Ata do të bëjnë përpjekje maksimale ndaj gjirokastritëve, të cilët edhe ata i kanë po kaq të nevojshme pikët për të mbetur në pozitën e tanishme të klasifikimit me pretendimin për t’u përfaqësuar në Europa League.

“E kemi përgatitur ndeshjen ndaj Kamzës me kujdesin më të madh dhe me vlerësim si çdo ekip tjetër. Kamza përveçse është ekip me futbollistë cilësorë, në kushtet e tanishme është më se e mobilizuar të marrë maksimumin e pikëve. Nuk ishte rastësi që kjo skuadër në fillimet e kampionatit ishte midis ekipeve më të mira dhe për shkaqe që ata i dinë, por që nuk kanë të bëjnë me nivelin e futbollistëve që përbëjnë ekipin, tani kërkojnë mbijetesën në Superligë. Ka futbollistë që luajnë me model dhe karakteristika të veçanta.

“Ne do të zhvillojmë atë lojë që dimë të bëjmë, por me kujdesin më të madh për të evituar gabimet që janë shfaqur në ndeshjen e javës së kaluar. Çdo repart dhe çdo lojtar të zbatojë detyrat e vëna në përgatitjet e kësaj jave dhe për këtë qëllim u stërvitëm ditën e sotme jo vetëm fizikisht, por edhe taktikisht. Dy-tre mungesa në formacion na i bënë më të nevojshme stërvitjet e fundit për të konsoliduar formacionin dhe futbollistët plotësues të përshtaten me lojën e ekipit, – u shpreh trajneri i Luftëtarit, Hasan Lika, ditën e djeshme.

Mungojnë Abazaj dhe Xhekson, rikthehet  Shkurtaj
Mungesë e detyruar e Luftëtarit në ndeshjen e sotme është e Kristal Abazaj, futbollisti më në formë dhe sulmuesi më i rrezikshëm në sezonin e tanishëm në kampionatin shqiptar për plotësimin e kartonave të verdhë,por priten ndryshime të tjera në formacionin gjirokastrit. Nëse Abazaj do të zëvendësohet “kokë për kokë” me një tjetër futbollist cilësor, nuhatës i golit, Vasil Shkurtaj, i cili rikthehet në formacion mbas disa javësh për arsye dëmtimi, mungesa (e dyshimtë) e mbrojtësit brazilian Xhekson Ferreira bën të mundur disa lëvizje të tjera në rreshtimin e ekipit në fushë.

Nëse Xhekson nuk do të aktivizohet dhe kjo është mundësia më e madhe, Aurel Demo do të jetë mbrojtës i majtë, por lëviz Rapa në të djathtë duke spostuar Liçaj në pozicionin e Abazaj dhe duke lënë Shkurtajn të avancuar. Rapa lë vendin në qendër të mbrojtjes bashkë me shiritin e kapitenit Orjad Beqirit. Nga vetën dy ndryshime në formacion në disa spostime vendesh dhe për këtë arsye në stërvitjen e djeshme u praktikuan të dy variantet e formacionit, por do të jetë si zakonisht trajneri Hasan Lika ta deklarojë formacionin pak orë përpara fillimit të ndeshjes.

Formacioni i mundshëm i Luftëtarit
Athanasopulos – Rapa, Beqiri, Jakovljeviç, Demi – Aleksi, Ramadani – Liçaj, Rroca, Bregu – Shkurtaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online