Uruguaianët e Luftëtarit mbeten “peng” në Shqipëri, presin rrogën

 

Dy ish-trajnerët e Luftëtarit, uruguaianët Daniel Fernandez dhe Luis Kurbelo, janë ende në Shqipëri, në pritje të zgjidhjes së kontratës me ekipin gjirokastrit, pasi pretendojnë se kanë edhe një rrogë mujore pa marrë. Fernandez ndodhet në Laç, kurse Kurbelo në Gjirokastër. Të dy kërkojnë rrogën mujore prej dy mijë eurosh, por sipas drejtuesve të klubit të Luftëtarit, nuk kanë të drejt ta përfitojnë atë.

Për këtë çështje Luis Kurbelo shprehet: ”Jam ende në Gjirokastër, sepse nuk po marr dot rrogën e muajit tetor dhe nuk kam mundësi të largohem për në vendlindje. Me klubin e Luftëtarit i kam prerë marrëdhëniet, por më takon paga e muajit. Ata pretendojnë se nuk më takon, ndaj po pres ndërhyrjen dhe ndihmën e menaxherit tim”. Po dje, zëdhënësi për shtyp i Luftëtarit, Rigels Malile, ka shpjeguar se dy trajnerët nga Uruguai kanë një kontratë fillestare më 15.8.2017 dhe se janë larguar pas dy muajsh. Ai bën me dije se të dy trajnerët e kanë marrë pagën e parë ditën e parë të punës, kurse të dytën nuk mund ta marrin, sepse janë të gjobitur nga klubi për rezultatet e dobëta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online